Myrto Uzuni është shembulli i duhur jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Pavarësisht kushteve më të mira financiare që ka siguruar, ndryshe nga gjithë të tjerët që preferojnë pushimet në vendet ekzotike, sulmuesi nga Uznova është kundër kësaj rryme. Koha më e bukur shijohet me familjen pas një sezoni të lodhshëm dhe shumë sukseseve të arritura për të kompensuar kohën e humbur.
“Pushime në Dubai? Aspak, familja është gjëja më e rëndësishme. Mezi mund të takoheshim gjatë kampionatit dhe tani kompensojmë kohën. Kam gjithashtu miq që mund të jemi së bashku. Shijoj kohën me nënën time dhe gatimet e shijshme që ajo bënë. Rrimë në tryezë, hamë dhe flasim me orë të tëra”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/