I qeshur, pozitiv, por sidomos një “profesor” që nuk ngel në klasë askënd, duke përgëzuar Memollën. Trajneri i ri, gjithçka në vetën e parë, me Bulkun si suport. Në fund, batuta me Dukën dhe selfie me fëmijët
Reportazh nga Anton Cicani
Kampionati shqiptar i futbollit do të nisë në datën 9 shtator, por për t’i dhënë kryeqytetit atmosferën e munguar të futbollit, ka menduar Kristian Panuçi dhe kombëtarja e Shqipërisë, duke zhvilluar stërvitjen e tij të parë në “Selman Stermasi”, stadiumi i Tiranës, por sidomos “molla sherrit” me Partizanin, nga tifozët bardheblu… Sigurisht, ndryshe nga panorama që jemi mësuar ta shohim këtë i mpiant, pra i mbushur, me tifozë e brohorima, por spektatorë edhe në parvazet e ballkoneve, këtë herë, vapa që është rikthyer të “mbretërojë”, disa zhurma fishekzjarrësh aty pranë (ku ndodhet edhe një dyqan që i shet) dhe ndonjë duartrokitje sporadike nga disa fëmijë nga jashtë stadiumit janë fotografia e parë në aventurën kuqezi të i sh mbrojtësit i talian.
Autobuzi mbërrin dhe lojtarët dalin, teksa shumica e tyre hutohen pak, pasi nuk e dinë ku duhet të futen dhe ndërrohen, ashtu sikurse trajneri, që fillimisht ngatërrohet. Duket i motivuar dhe energjik, a thua se është ende i ri, atëherë kur vishte fanellën e Milanit dhe Kapelo i shte “mentori” i tij.
Menjëherë niset në mesin e fushës dhe nis të vendosë piketat. Të kujton Paolo Tramexanin, por ndryshe nga De Biazi, Panuçi vepron në vetën e parë. Nuk i i ntereson fakti që ka ndihmës, fundja ka ardhur në Shqipëri pikërisht sepse është profesionist dhe sepse duhet të respektojë punën dhe rrogën që do të fitojë. Pa humbur kohë, në duar mban disa fletushka. E teksa skuadra e përbërë nga 21 futbollistë (Basha dhe Hyka mungesat e përkohshme) ndahet në dy pjesë (ata që bëjnë vetëm vrapime dhe streçing dhe të tjerët që do të kenë të bëjnë me topin dhe ushtrime të ndryshme shkathtësie), menjëherë është Bulku ai që merr në dorë rolin e përkthyesit dhe të atij që shpërndan udhëzimet e trajnerit.
Lëvize, lëvize… – “Muovila, muovila…”. Një refren që ndoshta do të na bëhet i njohur për veshin dhe i përdorur nga Kristian Panuçi shumë herë pasditen e djeshme. Praktikisht, “lëvizë, lëvize” dhe thirrja i drejtohet futbollistëve që duhet të lëvizin topin sa më shpejt. Lojtarët përpiqen që të përgjigjen, teksa për një moment, ushtrimi që po bënin me pasime ngadalësohet. Kristiani ndërhyn me këtë fjali “nuk ka rëndësi nëse e bëni gabim, por duhet ta bëni sa më shpejt”. Bulku i bën jehonë, teksa Panuçi sheh vetëm topin. Ndoshta në mendjen e tij është ende dëshira që të kthehet si disa vite më parë, por përmbahet, ashtu si edhe në elozhe. E ndërsa Bozhiqi në një anë merret me portierët, përgatitësi atletik dhe fizik ka në dorëzim grupin e lojtarëve që kanë luajtur të dielën dhe mbërrijnë më të lodhur. “Ujë, ujë”, bërtet Panuçi… Sigurisht, vapa dhe dehidratimi janë dy faktorë që ndikojnë në rendiment.
Roli i Mavrajt – Kapiteni është ende Ansi Agolli, pasi trajneri Panuçi e ka rikonfirmuar (“do të jetë ai që ka më shumë ndeshje”), por dispozitat e veçanta janë për Mërgim Mavrajn. Trajneri kuqezi e ka zgjedhur si liderin e mbrojtjes dhe shtyllën kurrizore të skuadrës, në një cikël të ri që do të nisë. Bisedon me lojtarin e Hamburgut dhe përpiqet që t’i shprehë i detë e tij. Më pas, nis një mini-lojë me porta të vogla.
Bravo “Memo” – E teksa loja bëhet i nteresante (askush nuk kursehet, duke rrezikuar edhe dëmtime), në sfond dëgjohet Panuçi që bërtet “bravo Memo”… Memolla është personi të cilit i referohet. Për një moment duket se stërvitja po rrjedh në mënyrën e duhur, por nuk është kështu dhe Panuçi e ndërpret: mos luani me topa të gjatë dhe lart, luani poshtë dhe pasoni sa më shumë e shpejt”. Një tjetër udhëzim që përforëcohet edhe nga Bulku, i cili bërtet “poshtë, poshtë…”. Ndeshja mbyllet 1-1, teksa Roshi për të bardhët dhe Llullaku për të kuqtë kanë shënuar (u nda në dy miniskuadra). Kalojnë vetëm pak momente dhe në mesin e fushës dëgjohet një “punë e paqme djem, bravo”. Kristiani largohet dhe lë ndihmësin e tij, Paolo Rodolfin, që të udhëzojë ekipin.
Grezda dhe Hysaj – Pasi mbyll stërvitjen me topin, Panuçi thërret veçmas Eros Grezdën dhe Elseid Hysajn, duke biseduar për rreth dy minuta, përpara se t’i lërë të dy të lirë të bashkohen me grupin që po kryen streçing. Ndoshta, gjendja e tyre fizike s’është ndër më të mirat dhe trajneri e dallon këtë gjë.
Batuta me Dukën – “Tosi, lëviz!”, bërtet ai në drejtim të përgjegjësit të bazës materiale dhe logjistikës, ndërsa këtë herë sepse lojtarët do të bëjnë disa vrapime në distancë të shkurtër. Jashtë vijave të katërkëndorit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndjek gjithçka. Panuçi i afrohet dhe e takon, në shoqëri edhe të Lutfi Nurit, zëvendës presidentit. Batuta mes tyre, ndonjë udhëzim, por edhe disa diskutime rreth formës së lojtarëve. Nuk dihet nëse mes temave të prekura është edhe ajo e lidhur me Sokol Cikalleshin dhe lënien jashtë të tij për historinë e lajmërimit për t’u prezantuar një ditë më pas në grumbullim, por me këmbë dhe duar, pa harruar mimika, Panuçi merr rolin e narratorit, pra treguesit, ndërsa Duka e ndjek. Duket tepër i qeshur dhe i qetë.
Selfie me fëmijët – “Sa i bukur qenka trajneri”… Pas derës kryesore të stadiumit “Selman Stermasi” qëndron një grup prej dhjetra fëmijësh. Të gjithë me celularë në duar gati për të bërë “selfie” me lojtarët, por edhe trajnerin.Pikërisht Panuçi është ai që kërkohet më shumë nga ata. Trajneri, pasi i sheh, lumturohet vërtetë dhe nis të pozojë me çdonjërin prej tyre. Shefi i sigurisë i thotë se duhet të ngjitet në autobus, por ai i a kthen “për fëmijët ka gjithmonë kohë, gjithmonë…!”. Shefi i sigurisë kthehet nga pjesa tjetër ku ndodheshin edhe mediat dhe reagon “nuk kam se çfarë t’i bëj këtij, kështu ka dëshirë”.