Maqedonia humbet yllin e Shkëndijës para Shqipërisë

Një lajm i mirë për Shqipërinë në prag të sfidës së 5 shtatorit në Strumica, kundër Maqedonisë.

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani nuk do të mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në dy ndeshjet kualifikuese për “Rusi 2018” me Izraelin dhe Shqipërinë. Shkëndija njofton se dëmtimi që shqetësonte Bubën që në ndeshjet me Milanin dhe që e pamundësoi të paraqitet kundër Akademia Pandevit të dielën në kampionat, përfundimisht e lë Hasanin jashtë për dy takimet e radhës. Kjo nënkupton se Hasani nuk do të grumbullohet me ekipin përfaqësues dhe këtë periudhë do të shfrytëzojë për rikuperim.

Hasani ka qenë titullar në 4 nga 6 ndeshjet kualifikuese të Maqedonisë dhe mungesa e tij është një problem i madh për kundërshtarin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online