Pulisiç tregon pse Klop çmendet pas tij, spektakël në Amerikë ndaj Liverpulit

Liverpuli e Dortmundi janë ndeshur në një miqësore të luajtur në Sharlot, në Amerikë, sfidë e vlefshme për turneun International Champions Cup.

Ishte miqësorja e parë për Liverpulin, e dyta për Dortmundin, që të shtunën mposhti Mançester Sitin.

Liverpuli dominoi, por në fund fitoi 3-1 Dortmundi. Si? Meritë e Kristian Pulisiç, supertalentit amerikan të Dortmundit, i cili u fut në pjesën e dytë dhe bëri lëmsh Liverpulin.

Në fakt, në pjesën e parë The Reds kryesuan me meritë, me gol të Van Dijk, ndërsa në pjesën e dytë u ndryshuan gjithë lojtarët. Pulisiç barazoi, shënoi edhe golin e dytë në fund, para se Jakob Larsen të shënonte golin e tretë.

Ndeshja ku rezultati nuk vlente shumë, por Pulisiç tregoi se është lojtari më i mirë që ka prodhuar Amerika në dekadën e fundit dhe jo rastësisht Jyrgen Klop ëndërron ta ketë në Liverpul. Dhe është vetëm 19 vjeç!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online