Nga historia e shkruar me Shqipërinë te diletantët “në familje”, ish-guru kuqezi “heq prizën”!

Pyetja më e vështirë kur arrin suksesin është: po tani?! Ta nisësh nga zero, të provosh të arrish një sukses më të madh apo të shohësh aspektin ekonomik dhe xhepat… Shumë dilema, të cilat shpesh nuk janë zgjidhur ashtu si duhet.

Karriera ka shumë të papritura, aq sa nuk ta merr mendja, dhe ndaj shpesh duhet të vendosësh ose zgjedhësh se çfarë do të bësh, ndryshe humbet kohë…

Historia në fjalë lidhet me një personazh që u bë tepër i dashur për shqiptarët dhe kombëtaren kuqezi, por që sot shumëpak e mbajnë mend, pasi kanë kaluar 2 vite.

Stafi i Shqipërisë në kohën e Xhani de Biazit ishte përbërë nga ndihmës trajneri Paolo Tramexani (që endet në kërkim të një stoli pas eksperiencës së dështuar në Zvicër, ku u largua si nga Lugano, ashtu edhe nga Sioni) dhe Alberto Bele, përgatitësi atletik.

Një mik i ngushtë me Alberto Maran, ish-trajner i Kievos, sot te Kaljari. Pikërisht Maran i telefonoi Alberto Beles për ta bërë pjesë të stafit në klubin sard, por ky i fundit refuzoi për motive të lidhura me lumturinë dhe qetësinë e tij.

Dhe kështu, të enjten, u vendos që do të drejtonte paratërinjtë në kategoritë e moshave të një klubi (Eklise Karenipievixhina, kategoria diletante).

Risultati immagini per alberto belle albania

Alberto Bele, binomi i suksesit me De Biazin edhe për arritjen në Euro 2016 të Shqipërisë, i famshëm edhe për atë foto me puro në festën pas suksesit në Armeni dhe kualifikimin historik, pievixhin “doc”, prej rreth 20 vitesh, pas eksperiencës te Pievixhina Calcio, por edhe si përgatitës atletik në disa skuadra me emër si Bari, Breshia, Çitadela, Triestina dhe Viçenca, por edhe pas De Biazit te Deportivo Alavesh, për t’u larguar më pas nga Spanja.

Ndaj, rikthimi në shtëpi, te Pieve di Soljo e tij. “E ndjeja të hiqja prizën… Pas 20 vitesh në xhiro në Itali dhe Europë, momenti të kthehem në shtëpi. Nuk më munguan ofertat, duke nisur nga Kaljari i trajnerit Maran. Por, doja të qetësohesha dhe pranova ftesën e miqve të mi te Eklise Karenipievexhina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online