Publikohet formacioni titullar te Barcelona-Sociedad, Rei Manaj del në “Camp Nou” për të filmuar me telefon momentin e jetës

Barcelona do të luajë ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga kundër Sociedad. Katalanasit kanë publikuar edhe formacionin zyrtar atje ku nga minuta e parë përfshihen Braithëate dhe Depay. Pra Rey Manaj do ta nisi nga stoli, por shanset janë të mëdha që sulmuesi shqiptar të debutojë në pjesën e dytë në La Liga pasi Koeman nuk e ka tjetër alternativë.

Përpara nisjes së këtij takimi, Manaj ka dalë në “Camp Nou” së bashku me lojtarët e tjerë që vijnë nga akademia për të filmuar momentin e jetës. Padyshim që sulmuesi i Kombëtares ka për të mbajtur shënim këtë datë shumë të rëndësishme në jetën dhe karrierën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *