VIDEO/ Aksioni model dhe mbyllja perfekte, Nedim Bajrami tregon saktësinë e madhe me golin te Empoli

Nedim Bajrami po vazhdon që të shënojë me fanellën e Empolit edhe në këtë sezon të ri. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 11 kundër Vicenzës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Pas disa kombinimeve të sakta mes lojtarëve të Empolit, Bajrami zbraz të djathtën e tij për ta dërguar topin në cepin e rrjetës. Një realizim ky që tregon më së miri saktësinë që ka lojtari dhe nuhatjen me golin.

Bajrami ka pranuar që të përfaqësojë Shqipërinë dhe FSHF po bën gjithçka që futbollistit t’i jepet mundësia për të veshur fanellën e kuqezinjëve, pas problemeve të dala në instancat më të larta të futbollit pasi Nedimi kishte përfaqësuar Zvicrën në turne europian edhe pas moshës 21-vjeçare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online