Refuzoi ofertën me më shumë para për Girensporin, Esat Malën e nxjerrin nga ekipi turk pa debutuar ende

Esat Mala e gjen veten në një situatë mjaft të vështirë në Turqi. Anësori shqiptar la Partizanin këtë vetë për të kaluar në elitën turke, ku do të hidhte edhe hapin më të madh në karrierën e tij. Kontrata 2+1 me Giresunsporin e joshi përpara ofertës më të pasur nga ana financiare e Samsunsporit. Mala dëshironte të luante në Superligë, por duket se kjo të mbetet ende një dëshirë.

Klubi turk ka nxjerrë jashtë planeve ish-lojtarin e Partizanit, i cili tashmë është i lirë të kërkojë për një skuadër të re. Mediat turke bëjnë me dije se Mala nuk ka përmbushur pritshmëritë e Giresunsporit. Këta të fundit nuk janë kënaqur me atë që kanë parë në stërvitje dhe miqësore, prandaj kanë marrë vendimin për ta larguar Malën pa bërë ende debutimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online