Publikohen pamjet e skandalit! Ja si u vodh Real i Madridit, topi kishte dalë jashtë dhe goli i Manchester City u quajt i rregullit

Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Manchester City. Por menjëherë pas këtij takimi kanë shpërthyer polemikat. Madrilenët mund të ndihen të vjedhur dhe me të drejtë, para syve të gjithë botës dhe VAR.

Pak sekonda para se Kevin De Bryune të shënonte, Bernando Silva ka mbajtur një top në fushë në limite. Të paktën ky është pretendimi i arbitrit pasi përsëritja e pamjeve tregon se topi ka dalë jashtë.

Këtë e dëshmojnë së fundmi edhe pamjet e treguara nga disa televizione me këndin e kamerës që e shfaq qartë se Silva nuk ka arritur që të mbajë topin në lojë. Arbitri ka menduar të kundërtën dhe nga ai aksion Kevin De Bryune do të shënonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online