Arbitri bën Ancelotti-n të dalë nga vetja, trajneri i Realit të Madridit shfryn ndaj gjyqtarit për golin e Manchester City-t

Carlo Ancelotti ka shfaqur sot një anë tjetër të tijën. Trajneri italian është i njohur për qetësinë e tij në vijat kufizuese, por sot nuk ishte rasti i tillë. Menjëherë pas golit të Kevin De Bruyne-t, Ancelotti ka dalë nga vetja, duke shfryrë ndaj gjyqtarit anësor.

Trajneri i Realit të Madridit nuk i ka kontrolluar dot nervat e tij dhe ka kërkuar nga gjyqtari të anullojë golin e shënuar. Arsyeja? Aksioni i golit nis nga një top që del jashtë vijës anësore, por që kthehet sërish në lojë nga Bernardo Silva. Megjithatë, reagimi i tij jo vetëm që nuk e ka ndryshuar rezultatin, por i ka sjellë Ancelotti-t edhe një karton të verdhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online