PSG, Mbape merr numrin 7 si idhulli i tij Ronaldo

Nis epoka KM7. Kilian Mbape do të heqë numrin 29 nga shpina dhe në sezonin e ri me Paris Seint Zhermen do të mbajë numrin 7. Një ndryshim i frymëzuar nga idhulli i tij, Kristiano Ronaldo, që e ka mbajtur atë numet te Mançester Junajtid, Reali i Madridit, e tashmë edhe te Juventusi.

Gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi francez mbante numrin 29 në nder të ditëlindjes së vëllait të tij të vogël, duke qenë se 7 ishte e zënë nga Lukas Moura, i cili në merkaton e janarit të kaluar u transferua te Totenham.

7 ishte në fatin e Mbape. Prej moshës fare të vogël, në dhomën e tij, djaloshi i artë i Francës mbante fotografitë e idhullit Kristiano Ronaldo. Tashmë, pas titullit botëror të fituar në Rusi, vendosi që ta mbajë edhe vetë numrin në shpinë. Më tepër një sfidë personale, se sa një peshë për Mbape, që në fushë duhet të tregojë se e meriton ta trashëgojë këtë numër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online