Totenhemi ka dhuruar spektakël në Orlando, Amerikë, duke mundur 4-2 PSG-në, një miqësore luksi.
Të dyja skuadrat janë pranë fillimit zyrtar të sezonit, ndaj kanë provuar thuajse formacionet më të mira.
PSG ka milionat dhe emra të mëdhenj, por Totenhemi nuk mbetet pas, sepse ka super skuadër, me një sulmues si Herri Kejn që e ka zili çdo ekip.
Pjesa e parë ishte spektakolare, me 4 gola e lojë zbavitëse. Kavani hapi llogaritë, Eriksen e Dajer e përmbysën, por Pastore i çoi skuadrat në barazim në pushim.
Pas pushimit PSG mbeti me 10 lojtarë, pasi doli me karton të kuq portieri Trap, ndërsa në fund Alderuirelt e Kejn i dhanë fitoren 4-2 Totenhemit.