PSG-ja e yjeve del në skenë për Vedat Muriqin, sulmuesi mban fajën e shqiptarit për Lazion

Vedat Muriqi mund të quhet një lojtar i Lazios dhe lajmet e fundit bëjnë më dije se ditën e dielë sulmuesi shqiptar do të mbërrijë në Romë ditën e dielë, ndërsa të hënën do i nënshtrohet testeve mjekësore. Marrëveshja për të hedhur firmën në kontratë është arritur dhe do i kushtojë Lazios 18 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusi.

Por për të mbërritur këtu Vedat Muriqi i ka rezistuar edhe tundimit të PSG-së. Një klubi i mbushur me yje si Mbappe apo Neymar e Icardi, që arriti edhe në finalen e Champions League këtë sezon. Por francezët duket se dolën në skenë vonë, pasi Muriqi kishte rënë dakort parimisht me Igli Taren dhe ka vendosur të mbajë fjalën e shqiptarit, dukë bërë që vlonajti i merkatos së Lazios të mos përjetonte një tjetër rast si David Silva.

“Francezët u shfaqën vonë. Një ditë më parë Lazio dhe lojtari kishin arritur një marrëveshje. Futbollisti e mbajti fjalën e tij me bardhekaltrit“, bëjnë të ditur në Turqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online