Fatmirësisht luan për PSG-në, Vanda Nara tregon “vuajtjet” nga humbjet: Ikardi nuk bën s*** nëse nuk fiton

Çifti Ikardi-Vanda Nara tërheq gjithnjë vëmendje mediatike, në qendër të së cilës kanë qenë që prej fillimit të marrëdhënies së tyre. Kjo për nga vetë mënyra se si lidhja e tyre u formua, me Vandën që ishte bashkëshortja e shokut të argjentinasit, Maksi Lopez.

Ndërkohë menaxherja e sulmuesit të PSG-së zbuluar së fundi edhe më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre dhe ndikimi që humbjet kanë të Ikardi. Me sa duket disfatat në fushë reflektohen edhe në shtrat për lojtarin argjentinas. Nara ka treguar “vuajtjet” e saj, teksa shprehet se Mauro Ikardi refuzon të bëjë s*** nëse ekipi i tij nuk fiton. Por fatmirësisht për Vandën, 27-vjeçari luan për PSG-në dhe nuk i duhet të shijë shpesh shijen e humbjes.

“Nuk di ç’të them. Duhet ta provojë përpara ndeshjes, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë përpara takimit. Ndodh vetëm pasi përfundon ndeshja dhe kjo vetëm nëse takimi ka shkaur mirë. Nëse nuk shkon mirë, ai as nuk m’i hedh sytë”, ka thënë Vanda Nara për “Repubblica della Donne”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online