PSG-ja sivjet do të ketë sulmin më të kushtueshëm në histori. Teksa ka bërë realitet transferimin më të shtrenjtë, atë të Nejmar-it për 222 milionë euro nga Barcelona, klubi parisien do të blejë edhe Kilian Mbapenë, talentin e ëndërruar nga çdo klub i madh në Evropë.
Çmimi i blerjes së talentit 18-vjeçar francez nga Monako nuk është aq sa ai i brazilianit, “hiti” i verës, por plot 180 milionë euro. Natyrisht, edhe kjo është shifër marramendëse, e dyta në histori. Me një llogari të thjeshtë, kuptohet se sheiku do të shpenzojë 402 milionë euro për vetëm dy lojtarë.
Ndërkohë, Edinson Kavani është pjesa e tretë e sulmit parisien. Para disa vitesh ai kushtoi 64 milionë euro. Kjo do të thotë se sulmi i PSG-së do të ketë një vlerë prej 466 milionë eurosh. E mahnitshme, e paparashikueshme, e frikshme!