VIDEO/ Dominim gjerman, por për çfarë vlen? Acari i PSG-së është më i hidhur se bora e Bavarisë

Bajern-PSG ka pasur gjithë vëmendjen në mbrëmjen e sotme dhe ka përmbushur pritshmëritë në “Champions League”. Miqtë do të shënon dy gola të shpejtë brenda 28 minutave të para me Mbapen dhe Marquinhos, ndërsa asistet ishin të Nejmar.

Kampionët e Gjermanisë ngushtuan diferencën në minutën e 37 me anë të Choupo-Moting, duke larguar imazhin e shkatërrimit të Barcelonës nga PSG. Muller do të rikthente baraspeshën në shifrat 2-2 me golin e shënuar në minutën e 60.

Bora nuk pushoi thuajse për asnjë minutë të vetme, por më “i hidhur” ishte “acari” i PSG. Gjermanët do të dominonin takimin në çdo aspekt të mundshëm teksa përqindja e topit ishte 60 me 40, 31 kundër 6 mundësive për të rrezikuar portën kundërshtare dhe 12 me 4 goditjeve në portë.

Por mjafton një top i dërguar te Mbape në kundërsulm, edhe kur nuk je duke e rrezikuar kundërshtarin, për të shënuar. Kështu PSG do të dilte me fitore nga transferta, megjithëse rezultati i marrë nuk mund të quhet i drejtë duke parë dominimin e rivalit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online