Te PSG-ja janë duke projektuar goditjen e radhës. Sipas portalit pranë klubit parisien “Paris United”, në krye të listës së dëshirës së trajnerit Tomas Tuhel është mesfushori i Lionit, Tangi Ndombele.
Talenti francez është vetëm 21-vjeç dhe i ka mjaftuar vetëm një sezon e gjysmë për të tërhequr vëmendjen e klubeve elitare nëpër Europë. Ndombele konsiderohet si një mesfushor me aftësi të mira dribluese dhe me një volum të madh loje në të dy fazat e lojës. Jo më kot ai fitoi një ftesë nga Didien Deshamp në grumbullimin e fundit të kombëtares franceze.
Kontrata e Ndombole me Lionin skadon në vitin 2022 dhe presidenti Zhan-Pol Olas nuk ka ndërmend ta lëshojë mesfushorin pa një çek prej 50 miliuonë eurosh. Te PSG-ja kanë nevojë emergjente për rinovuar mesfushën, pasi Rabio është drejt largimti, ndërsa Lasana Diarra nuk ofron garanci.