“Pse Partizani nuk stërvitet dy herë në ditë?”, Edmond Dosti: E bëjnë edhe fëmijët, nuk besoj se nuk kanë 5 mijë lekë për një pulë

Edmond Dosti është gjithmonë zëri i së vërtetës për Partizanin duke e kritikuar kur gjërat nuk shkojnë dhe duke e lavdëruar në momentet e mira. Legjenda e kuqe është shprehur se ekipi duhet të stërvitet dy orë në ditë dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalojë këtë gjë.

Për më tepër që kjo mënyrë përdoret edhe në futbollin e moshave. Kushtet ekonomike? Nuk mund të jenë justifikim për sa kohë që vetëm një pulë e pjekur përmbush kaloritë e duhura që të harxhohen nga lojtarët. /Sport Ekspres/

Çfarë e pengon Partizanin të stërvitet dy herë në ditë: Përpara disa ditësh, u bë lajm fakti që ekipi i Partizanit Po kryente dy seanca stërvitore në ditë. Mendova! Shyqyr që erdhi kjo ditë!
Mirëpo nuk zgjati shumë dhe ekipi iu kthye stërvitjes Një Herë Në Ditë. Kjo nuk ështe e mjaftueshme. Stervitja dy herë në ditë eshtë e donosdoshme. Ajo rrit cilësinë. Sot këtë stërvitje e bëjnë madje edhe fëmijët.

Një futbollist ka nevojë për mbi 4 mijë kalori, që te perballojë deri 4 orë stërvitje në ditë. Një pulë e pjekur përmban afërsisht 3 mijë kalori. Pra futbollistit I mjafton te ha një pulë, dhe ushqime te tjera qe te marrë “karburantin” e njaftueshëm per 4 orë stërvitje. Nuk besoj se futbollisti nuk ka 5 mijë lekë te vjetra, per te blerë një pulë. Nuk eshte koha kur brezi im, mezi siguronim ushqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online