“Pse jo vendi i parë”? Donald Rapo gjuan lart për Laçin, i “shpall” luftë Kukësit dhe Tiranës

Kampionati është pranë dhe tani të gjitha skuadrat i janë futur punës për të qenë gati të luftojnë për objektivat e tyre. Ekipi i Laçit e rinis sezonin nga vendi i tretë, prej ku sigurojnë edhe një biletë për në Kupat e Europës, që është edhe qëllimi i tyre për këtë sezon.

Por lojtari që iu bashkua kurbinasve në janar nga Luftëtari, Donald Rapo, gjuan për më lart. Në një prononcim të shkurtër për “Supersport”, futbollisti përmend edhe vendim e parë si synim të tyre. Në këtë mënyrë Rapo i “shpall” luftë Kukësit dhe Tiranës, që janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin, ndërsa bardheblutë janë shkëputur 9 pikë larg në krye të tabelës.

“Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit dhe do të bëjmë maksimumin për të kapur vendin e dytë ose të tretë, por pse jo edhe të parin, ndonëse kemi shumë diferencë nga Tirana. Do të ishte një gjë e mirë që të stërviteshim më shumë dhe të përgatiteshim më mirë, por tani do të shpresojmë që të mos penalizohemi nga dëmtimet. Videot nga shtëpia? Me ato video mundohesha të kaloja kohën dhe të argëtoja sadopak veten, por edhe miqtë e mi. Tani jemi rikthyer në stërvitje dhe jemi përqendruar te futbolli”, ka thënë Rapo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online