“Ma merr mendja do më shihni në Barcelonë”, Zhegrova sqaron shqiptarët: E dua shumë Shqipërinë

Ai gjest i Edon Zhegrovës në miqësoren kunër Shqipërisë, ku nisi të bënte lojëra me topin edhe pse përballë kishte bashkëkombasit e tij nuk ka aspak shije të mirë për shqiptarët. Shumë Kritika kanë shkuar në drejtim të tij për atë veprim të pamatur. Por në një prononcim për “Fan Zone” sulmuesi dardan shprehet se e do shumë Shqipërinë dhe i uron të përsërisë sërish ëndrrën e Kampionatit Europian. I pyetur se ku mund ta shohim në të ardhmen, Zhegrova është përgjigjur se me shumë mundësi në do ta ndjekin në Barcelonë.

“Unë nuk jam kundër Shqipërisë, përkundrazi Shqipërinë e dua shumë dhe i dëshiroj shumë suksese. Shpresoj që të kualufikohen në Europian. Megjithëse janë kualifikuar më parë, shpresoj ta arrijnë prapë. Nuk e kam menduar kthimin në Superligë dhe nuk besoj se do ndodhë ndonjëherë. Ku do më shihni në të ardhmen? Ma do mendja në Barcelonë do më shikoni”, ka thënë Edon Zhegrova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online