Xhixhi Bufon ështën një nga legjendat e gjalla të futbollit, teksa për vite me radhë ka qenë mburoja e Juventusit dhe Kombëtares së Italisë mes shtyllave. Me 43 vite mbi supe, vendi i titullarit në portën e “zonjës së vjetër” nuk është më i përhershëm për të, por sërish ka pranuar të jetë pjesë e këtij grupi. Në një intervistë të dhënë për “DAZN” gardiani italian shpjegon se një nga arsyet përse pranoi të rikthehej te Juventusi ishte të provonte veten në stol.
“Kam dhjetëra arsye pse u ktheva te Juve dhe e pranova këtë rol. E provova veten si burrë. Unë gjithmonë kam qenë kapiten, titullar, udhëheqës. Gjithmonë kam qenë një ngushëllim për lojtarët që ishin në stol, duke u përpjekur t’i stimuloj ata. Meqenëse kam dhënë këshilla për 25 vjet, doja të matja veten në rolin e dikujt në stol. Mendoj se u kam dhënë sinjale besueshmërie të gjithëve, gjithmonë kam qenë pozitiv. Nëse një ditë do të jem trajner, do të jem në gjendje t’i them cilitdo lojtar të qëndrojë në stol sepse e kam bërë edhe unë”, është shprehur Xhanluixhi Bufon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/