Edhe pse këtë herë Etrit Berisha s’do të jetë, sulmuesi që aktivizohet në Kinë e di mjaft mirë se ndaj kuqezinjve s’ka asgjë të lehtë. Natyrisht, pozita në renditje i jep më shumë qetësi. Zahavi “thumbon” në këtë formë: “Presioni është te kundërshtarët jo te ne, sepse kemi fituar në ndeshjen e parë në Shqipëri. Luajmë për fitore dhe shpresoj që do t’ia dalim.
Synoj të jap kontributin tim për një lojë të mirë dhe sulmuese. Besoj se do arrijmë ti kënaqim tifozët. Nuk jemi favoritë dhe nuk më pëlqen të dëgjoj njerëzit që flasin për fitore të lehtë. Ndoshta më mirë që nuk fituam ndaj Moldavisë, për të mbajtur euforinë disi nën kontroll”.