De Biazi: Të vdekurit numërohen në fund!

 

Italiani shpërthen në konferencë: “S’e kam menduar rinovimin. Prisja më shumë nga disa lojtarë që kishin luajtur pak gjatë sezonit. Nëse na mundi Luksemburgu, atëherë humbasim me Izraelin”

I nervozuar, i mërzitur, ndoshta edhe “i dorëzuar”… E thënë kështu të duket sikur ka humbur betejën e tij, por në fakt ai e fitoi Luftën, duke na çuar në Europian. E bëri duke u kthyer në hero kombëtar, duke marrë nofkën shqiptare “Gani” dhe dokumentet zyrtarë. Në rrugë e ndalojnë dhe i kërkojnë fotografi e autografe, por sidomos e duartrokasin. Shqipëria “e tij” nuk është ajo që kemi parë gjatë këtij viti, nuk mund të jetë kurrsesi… Është ajo që luftonte për çdo top dhe që nuk kursehej kundrejt asgjëje. Ajo është zhdukur, ose më saktë, ka mbetur në Francë.

Xhani de Biazi është duke përjetuar momentin më të vështirë që kur është ulur në stolin kuqezi, por megjithatë përpiqet të ruajë nervat dhe të mos tejkalojë cakun. E bën me pjekurinë e duhur. 90 minutëshi i sotëm  mund të jetë i fundit si kuqezi, në stolin e Shqipërisë.

A keni ndonjë ide se si mund të fitohet ndeshja ndaj Izraelit?

Çdo ndeshje mund të fitohet në varësi të mënyrës së përgatitjes, si e ndërton planin e lojës, sa shumë e dëshiron fitoren në krahasim me kundërshtarin dhe sa arrin t’i shfrytëzosh mundësitë që të krijohen, pra mentaliteti me të cilin futesh në fushë. Janë disa gjëra që të bëjnë të arrish te fitorja. Ndeshjet në fillim janë gjithnjë të hapura dhe mundësitë se si mund të përfundojnë janë të shumta.

Çfarë mund të thoni për ndryshimin e shpeshtë të skemës?

Mendoj se rëndësia më e madhe nuk janë numrat apo skemat, por është fakti se si e interpretojnë lojtarët sistemin e lojës dhe sa impenjohen për të dhënë maksimumin ndaj kundërshtarit që kanë përballë. Do doja që nesër të marr një përgjigje nga skuadra siç e kam marrë në këto dy vitet e fundit, teksa kemi vendosur në vështirësi edhe kundërshtarë të mëdhenj.

A  e ke menduar fundin e kontratës me Shqipërinë?

Jo

Pesë humbje radhazi, duke përfshirë miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Bosnjës. Pse mendoni se do të fitojmë nesër?

Nuk thashë që do fitojmë, thashë që do të luajmë për të fituar, ashtu siç luajtëm ndaj Luksemburgut. Por meqenëse jemi aq të dobët sa nuk fituam dot ndaj Luksemburgut, atëherë me siguri që nesër do të humbim. A je i kënaqur?

Objektivi për vendin e tretë vihet në rrezik nëse nuk fitohet?

Ka ndodhur më shumë se një herë që Shqipëria është renditur në vend të katërt, pestë apo gjashtë. Të vdekurit numërohen në fund të betejës dhe jo gjatë saj.

Duke parë përgjigjet që jepni, atmosfera në skuadër duket e rënduar…

Ka rëndësi atmosfera që do të jetë në fushë dhe jo ajo që transmetoj unë sot në konferencë.

Për çfarë shërbeu ndeshja ndaj Luksemburgut?

Ishte një ndeshje që vinte në fund të sezonit, kishim mungesa, dy lojtarë na u bashkuan në Turqi. Kishim plot raste në pjesën e parë për ta mbyllur ndeshjen por kemi gabuar të pagabueshmen ndërsa në pjesën e dytë bëmë gabime individuale. Ndeshja duket e keqe sepse humbëm, ndryshe do të ishte një ndeshje normale, një rezultat si i shumë skuadrave të tjera. Është periudhë e veçantë sepse jemi në fund të sezoni, ka lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, ka dhe nga ata që kanë luajtur 3, 4 apo 5.

Unë prisja më shumë nga ata që kanë luajtur më pak, por fakti që kanë luajtur më pak do të thotë se me shumë mundësi ka pasur një arsye. Ishte një mundësi për të rënë në sy edhe për ata që nuk kanë bërë mrekulli në kampionat. Mundësitë të shfaqen rrallëherë në jetë dhe duhet të dish t’i shfrytëzosh.

A i qëndron mendimit të mëparshëm për Zahavin?

Kam thënë që u tregua shumë dinak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online