Kanë përfunduar provat zyrtare te garës së Aragon në MotoGP dhe Dukati nuk ndalet as në Spanjë. Horge Lorenco dhe Andrea Doviciozo kanë regjistruar kohët më të mira dhe nesër do e nisin garën të parët.
“Pole Position” i tretë radhazi për spanjollin Lorenco, i cili ka pilotuar më shpejt se të gjithë. Pas tij renditet shoku i tij i skuadrës Doviciozo, ndërsa pastaj vjen Mark Markez.
Më pas renditen Kratçlou dhe Janone, ndërsa Valentino Rosi e ka mbyllur në vendin e 18-të. Italiani i Jamahas u rrëzua në mëngjes, një minutë përpara fundit të provave të treta të lira dhe dështoi për t’u kualifikuar në Q2.
#MotoGP Qualifying ?
What a final lap from @lorenzo99 ?
He steals pole at the last from his teammate @AndreaDovizioso with @marcmarquez93 rounding out the front row!#AragonGP ?? pic.twitter.com/eWAzEQ74MY
— MotoGP™??? (@MotoGP) September 22, 2018