Prova që tregon rënien e Lionel Mesi te PSG, argjentinasi del para portierit dhe Mbape nuk i pason

Për pjesën më të madhe të karrierës së tij, Lionel Messi është mësuar që gjithçka në fushë të rrotullohet rreth tij. Kështu ishte deri në ardhjen në PSG. Messi është larg nivelit të tij të njohur siç ishte në Barcelonë, pasi në PSG u la në hije tërësisht nga Kilian Mbappe, i cili ngadalë por me siguri po fillon të marrë epitetin e lojtarit më të mirë në botë. Argjentinasi ka vetëm katër gola në Ligue 1 këtë sezon, që është padyshim një shifër shkatërruese për një njeri që ka fituar deri në gjashtë Këpuca të Arta.

Në mbrëmjen djeshme, PSG barazoi me shifrat 3-3 ndaj Strasburgut në transfertë. Në atë ndeshje, Mbappe shkëlqeu me dy gola dhe një asistim, dhe shumë e shohin atë si fajtorin që PSG nuk mori fitoren. Shumë e “akuzojnë” edhe Mbappen se është shumë egoist ndaj Messit dhe se thjesht nuk dëshiron t’ia kalojë topin argjentinasit, gjë që padyshim që magjistari nga Rosario nuk është mësuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online