Prova e së vërtetës, Skënderbeu shfaq objektivat në Superkupë

Në kampin korçar nuk e pranojnë faktin se skuadra nuk do të luftojë për titullin kampion dhe kupën e Shqipërisë. Presidenti Ardjan Takaj dhe trajneri Orges Shehi shprehen optimistë dhe tregojnë se do të jenë pretendentë.

Tifozëve të Superiores u takon të jenë skeptikë, duke parë situatat që kanë përfshirë klubin korçar. Merkatoja ka qenë shumë më e fortë në dalje, pasi futbollistët kryesorë janë larguar, ndërsa kanë mbetur vetëm disa titullarë nga sezoni i vjetshëm.

Korçarët kanë afruar futbollistë të rinj dhe e pranojnë se vëmendja e tyre kryesore do të jetë te lufta me UEFA-n. Të dielën, trajneri Orges Shehi do të ketë premierën në krye të klubit kundër Laçit. Takimi i parë zyrtar, pasi do të ndeshen për Superkupë. Në 90 minuta do të shihen pretendimet dhe objektivat e vërteta të korçarëve, pasi duhet parë forca e grupit për të kuptuar se deri kur do të shkojë kjo skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *