Kaizersaluterni ka rënë në Ligën 3, ndërkohë që pak ditë më parë pati një revoltë për gjykimin e bërë në ndeshjen kundër Zvikau, që përfundoi në barazim 1-1 më 2 shtator. Jan Lëmansrëben, mesfushori i skuadrës gjermane, u shfaq para ekranit të “Telekom Sport” dhe u nuk u kursye aspak për gjyqtarin e ndeshjes.
“Si nuk u pa ai faull, nuk e kuptoj, aty duket qartë dora që godet mbrojtësin tonë. Nuk di ç’të them. Nëse ai nuk e bën dot këtë punë, le të shkojë e të numërojë kokoshkat. Luajtëm një ndeshje të mirë, por nuk e di çfarë i tha mendja arbitrit. Uroj që të mos e zërë gjumi një javë dhe më pas të arbitrojë në kategoritë e fshatrave, në Kreisliga, ndoshta do të shohë më mirë”, tha mes të tjerash mesfushori.
Në Kaizerslautern më pas nisi edhe shitja e bluzave me kokoshka, ndërkohë që pritet dënimi i Jan Lëmansrëben për deklaratën e dhënë. Gjithsesi tifozët janë kundër një dënimi të lojtarit të tyre dhe kanë vijuar me protestën e tyre.
Në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), kanë mbërritur me postë rreth 1000 pako me kokoshka, ndërkohë që rrugës janë edhe 3000 të tjera. Mbështetje maksimale për lojtarin e tyre, por edhe një presion ndaj federatës për dënimin që pritet të merret.