Prononcimi i mbrëmjes/ “Për të bërë m*t në “Champions” duhet të kualifikohesh”, trajneri i Marsejës: Dhe ja ku jemi…

Një tjetër humbje erdhi për Marsejën në “Champions League”, ndërsa këtë herë u mund ndaj Portos në shifrat 3-0. Tifozët janë të pakënaqur me ekipin francez që në këtë mënyrë ka marrë edhe humbjen e 12 radhazi në kompeticionin më të njohur në Europë. Pra e thënë më ndryshe janë vite pa shijuar një triumf në “Champions League”.

Ndërkohë një sinqeritet të tepruar ka pasur trajneri i Marsejës! Andre Villas Boas i është përgjigjur gazetarëve që kërkonin një mendim në lidhje me “thyerjen e mallkimit” që nuk po vjen ende në “Champions League”, për të marrë fitoren e parë. “Për të bërë m*t në “Champions League”, atëherë duhet të kualifikohesh njëherë në “Champions League”. Ne jemi këtu dhe po bëjmë m*t. Rekordi me humbjet e pësuara? Është një turp që na ka rënë të gjithëve ne”, tha Villas Boas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online