Operim në tru gjatë mesnatës për Maradonën, shoku i tij mban në ankth botën e futbollit: Goditi kokën dhe nuk mban mend

Maradona do të kryejë në mesnatën e sotme një operacion në tru për shkakun e një hematome. Që në mbrëmjen e shkuar është parë ky problem në legjendën e Argjentinës, madje është dalluar edhe për një gjakderdhje në tru. Menjëherë është marrë vendimi nga ana e stafit mjekësor që të kryhet operacion, por nuk ka munguar konfirmimi se nuk rrezikohet jeta e legjendës së futbollit dhe se është i ndërgjegjshëm në këtë moment.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për një operacion që nuk sjell asnjë frikë, ndërsa tensionin e shton vetë shoku i Maradonës, Stefano Ceci. Në një intervistë që ka dhënë për mediat italiane ka shokuar edhe tifozët sa i përket zhvillimeve që jep mbi shëndetin e argjentinasit. “Maradona do të operohet në mesnatë për një hematomë që iu shkaktua nga një goditje që mori në kokë gjatë rënies, por nuk e mbante mend. Ky është operacion i lehtë në dukje dhe ne shpresojmë për më të mirën. Për fat të mirë shkoi në spital dhe testet ia treguan problemin e vërtetë.

Ekizton një gjendje e vështirë psikologjike te Maradona. Situata e Koronavirusit e përkeqësoi gjendjen pasi ka qëndruar i izoluar në shtëpi dhe nuk doli asnjëherë. Kur shkoi në spital kishte pak anemi dhe dehidrim të trupit për shkakun se ha dhe pi pak, probleme që lidhen edhe me depresionin dhe pilulat që merr për të fjetur gjumë. Tani le të kryqëzojmë gishtat dhe të lutemi për të”, u shpreh Ceci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online