“Më i miri mes katastrofës”/ Pësuan 5 gola nga Liverpuli, vlerësimi për Gjimshitin: Shtyn para edhe ndaj Salah

Nga Klaudio Ndreca

Atalanta i është dorëzuar tërësisht Liverpulit në mbrëmjen e sotme në “Champions League”, pavarësisht pritshmërive për një ndeshje që do të luftohej nga të dy ekipet, për të treguar një spektakël. E gjitha kjo do të vinte vetëm nga një krahë pasi ekipi anglez arriti që të fitonte në shifrat 0-5.

Trajneri Jurgen Klop e kishte marrë shumë seriozisht kundërshtarin, ndërsa e krahasoi edhe me lojën fantastike që Lidsi zhvillon në “Premier League”. Nga minuta e parë në fushën e lojës do të ishte edhe Berat Gjimshiti, ndërsa në vlerësimet e “Tuttomercatoëeb”, mbrojtësi shqiptar rezulton me notën më të lartë përveç portierit Sportielo.

Kështu lojtari i Shqipërisë vlerësohet me notën 5.5 për t’u dalluar si më i miri mes katastrofës. Sigurisht që në një humbje të tillë nuk mund të mbetet asnjë fjalë e mirë për Atalantën, por media italiane dallon te Gjimshiti më pak gabime se të tjerët në pjesën e parë, por njëkohësisht edhe daljet e sakta për t’i dhënë një shpresë sulmit të Atalantës duke mos u ndalur edhe nëse përpara ka kundërshtarë si Salah. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online