Milani pritet që sot të kalojë në duart e fondit amerikan Elliott, por Mister Jonghong Li nuk ka ndër mend të dorëzohet dhe prej dy ditësh është duke negociuar në Moskë me një miliarder të fuqishëm shitjen e klubit dhe shlyerjen totale të borxhit prej thuajse 420 mln euro (388 mln euro bashke me interesa të marra hua në fillim dhe 32 mln së fundmi paguar nga Elliott).
Sipas medieve italiane, biznesmeni në fjalë është pronari i Monakos, miliarderi rus Dimitri Ribolovlev.
UEFA mund të mos jetë dakord për dy pronësi, por precedenti Lajpcig dhe Salcburg, të një pronari, janë precedenti dhe karta fituese. Edhe nëse Ribolovlev merr shumicën e aksioneve, sërish president dhe pronar mund të konsiderohej Jonghong Li.
Nëse ky operacion realizohet, marrin fund shpresat e italo-amerikanit Komiso për të blerë shumicën e aksioneve të klubit kuqezi.