Nejmar me shokë… skuadra e dështakëve në çerekfinale

Kur loja bëhet e ashpër, të fortët zbresin në fushë. Në teori duhet të ndodhë kështu, por janë të shumta rastet kur yjet e mëdhenj zhgënjejnë.

Kjo ndodhi edhe në çerekfinalet e Kupës së Botës, me lojtarë të rëndësishëm që lanë në baltë ekipet dhe tifozët e tyre. Në formacionin e dështakëve ka shumë emra sugjestionues.

Duke nisur nga porta, me uruguajianin Muslera që “fitoi” vendin e titullarit pas gafës ndaj Francës. Në mbrotje rreshtohen Godin (Uruguaji), Tiago Silva (Brazil) dhe Kudriashov (Rusi).

Mesfusha me katër përbëhet nga braziliani Fernandinjo, kroati Perisiç e anglezi Stërling nga krahët, me paraqitjet e këtyre dy të fundit, që fatmirësisht nuk ndikuan në fatin e përfaqësueseve të tyre. Ndërkohë, suedezi Forsberg është në rolin e fantazistit.

Nejmar ishte zhgënjimi më i madh i Brazilit dhe e meriton ndoshta të jetë kapiteni i ekipit më të dobët. Partnerë të tij ne sulm janë rusi Smolov dhe uruguajiani Stuani. Një skuadër yjesh, që vlejnë miliona euro, por që për një natë thjesht dështuan…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online