Projektohet ideja e re, futbolli me një ndryshim kolosal

Në futboll dihet botërisht që ndeshja zgjat 90 minuta, por shpeshherë ka vonesa dhe futbolli që luhet është shumë herë më pak. Loja efektive që luhet, zakonisht shkon afërsisht 45-55 minuta. Fundjavën e kaluar në Angli u luajt ndeshje midis Kardif dhe Bërnlej, e vlefshme për Premier Ligë.

Pikërisht në këtë ndeshje loja efektive e luajtur u ndal në 42 minuta e 2 sekonda. Një minutazh me të vërtetë shumë i vogël. Shkak i kësaj u bënë vonesat gjatë sfidës, por edhe rivëniet anësore që skuadra e Kardif zhvillonte. Në total ishin plot 8 minuta, vetëm duke pritur rivëniet anësore që kryente Sean Morrison, lojtar i Kardif.

“The Times” ka deklaruar se, së fundmi bordi kombëtar i futbollit (IFAB), po shikon për një zgjidhje, për sa i përket këtyre vonesave dhe lojës efektive. Ideja më e fundit është futja e një arbitri, posaçërisht për stopimin e kronometrit të ndeshjes gjatë kryerjes së rivënieve anësore, goditjeve nga këndi dhe rivënieve fundore.

Një ide që do të ndryshonte shumë gjëra në futboll. Shoqata do të mbajë takimin e radhës në muajin mars të vitit të ardhshëm në Skoci, ku pritet të diskutohet për këtë çështje dhe për ndryshimet që mund të bëhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online