Mjafton vetëm një muaj, e pabesueshme çfarë bën ylli kuqezi

0

Një muaj më parë, i çuditi të gjithë për forcën fizike dhe psikologjike. Menjëherë pas operacionit në gju, më saktësisht 24 orë pas ndërhyrjes, Odise Roshi u ngrit në këmbë dhe nisi të ecte pa ndihmën e patericave.

“Raketa” kuqezi nuk u mjaftua me aq, e tani vazhdon të befasojë. Edhe pse ndërhyrja kirurgjikale ishte serioze, yllit të Kombëtares shqiptare i ka mjaftuar ekzaktësisht një muaj, që të kthehet të vrapojë.

Roshi publikoi në faqen e tij zyrtare videon nga një prej seancave që parashikojnë punën për rehabilitimin e gjurit, por edhe ngarkesën fizike. Mesfushori shfaqej duke vrapuar në palestër, duke treguar se rikuperimi po shkon më së miri.

E pabesueshme forca dhe vullneti i 27-vjeçarit, i cili po djeg të gjitha etapat dhe me këto ritme pritet që shume shpejt të nisë edhe vrapimet dhe stërvitjen në fushë. Një lajm shumë i mirë për Odise Roshin, por edhe për Kombëtaren shqiptare, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2020.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.