Progni nuk mjafton, Teuta mposhtet nga skuadra bullgare

Teuta ka zhvilluar takimin e dytë miqësor në Bansko të Bullgarisë. Skuadra e Bledi Shkëmbit është mundur 2 – 1 nga Botev Vratsa, ekip ky që militon në ligën e parë bullgare. Ekipi bullgar ka shënuar i pari në minutën e 10-të me Valçev.

Teuta baraspeshon rezultatin me Prognin, i cili tregohet saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Në të dytën bullgarët gjejnë sërish avantazhin me anë të Masedos.

Ai goli përkoi edhe me të fitores për skuadrën bullgare. Në skuadrën kundërshtare ndodhej një njohje e vjetër e Superiores, ish-mbrojtësi i Tiranës, Martin Kavdanski. Durrsakët do të qëndrojnë në Bullgari edhe disa ditë, për t’u bërë gati për ndeshjen e parë të Europa League me Ventspils.

Botev Vratsa 2 – 1 Teuta
Shënues: Valçev, Masedo / Progni (pen)

 

View this post on Instagram

 

#FriendlyMatch Botev v Teuta 2-1 #forcateuta??

A post shared by KF Teuta 1920 (@kfteuta.official) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *