Progni “djeg” Herrerën, surpriza është mbrojtja

Juliano “ndërthur” afrimet e reja me “gardën” e vjetër. Zëvendëskapiteni e nis nga stoli. Sukaj mban peshën e sulmit

Trajneri Mark Juliano ka dhënë formacionin e ndeshjes ndaj Laçit. Titullarët priten me mjaft interes, pasi duke qenë se organika është e tejngopur, numri një i stolit duhet të marrë vendime të vështira. Formacioni titullar ndaj Laçit nuk nis pa risi, pasi Juliano ka preferuar të miksojë afrimet e reja, me lojtarët që ka gjetur në ekip dhe që e njohin mjaft mirë Superligën shqiptare. Ky një detaj që i ka kushtuar jo pak rëndësi.

FORMACIONI – Në portë do të jetë kapiteni Alban Hoxha. Mbrojtja ka qenë reparti i shumë diskutuar dhe në të janë provuar shumë futbollistë, nëse krahët janë të konsoliduar me Fejzullahin në të djathtë dhe Kotobellin në të majtë, “thembra e Akilit” ka qenë qendra.

Malota është jashtë, pasi akoma nuk është rikuperuar dhe s’ka arritur formën më të mirë pas operimit në gju. Ibrahimi është surpriza, pasi Juliano e konsideron titullar të formacionit të tij, ndërsa Atanda ka ulur në stol Krasniqin. Në mesfushë, Batha është në stol, ndërsa Vila do të luajë në të djathtë, Trashi në të majtë dhe La Kamera do të zërë vendin e zëvendëskapitenit në qendër.

Adorjan në të djathtë të sulmit, Progni në të majtë, ndërsa Sukaj do të kërkojë të dërgojë Partizanin drejt golit. Aktivizimi i Prognit dhe ulja e Herrerës në stol është një lëvizje që nuk pritej nga Juliano, pasi panamezi ka lënë përshtypje të mira. Gjithsesi, prova e vërtetë e formacionit të Julianos do të jetë ditën e sotme kundër Laçit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *