Të veçantat e Skënderbeu-Flamurtari/ Tifozët i këndojnë Ballistit dhe tentojnë të përplasen me vlonjatët

– Dinamo e Kievit nuk mjaftohet me ndjekjen e ndeshjes në televizion, sepse dje kishte dërguar vëzhgues në stadiumin Skënderbeu. Nuk është ndonjë diçka e çuditshme për klubet moderne dhe me buxhet të madh, edhe pse për ne mund të duket anormale. Edhe Mlada Boleslavi e Dinamo Zagrebi e vëzhguan nga afër Skënderbeun, ndërsa dje e pati radhën Dinamo e Kievit. Vëzhguesit nga Ukraina mbajtën shumë shënime, duke evidentuar pikat e forta dhe të dobëta të Skënderbeut.
– Tifozët e Skënderbeut pranë fundit të pjesës së parë thërrasin në kor” Shkëndija”, duke ja dedikuar këtë përkrahje skuadrës shqiptare maqedonase. Më pas, ka pasur edhe thirrje në kor për Ismail Ballist Morinën, duke kërkuar lirimin e tij dhe ndërhyrjen e shtetit shqiptar.

– Në pushimin mes dy pjesëve ka pasur përplasje mes dy tifozërive, ndërkohë që ultrasit korçarë pas provokimit nga ana e vlonjatëve kanë vrapuar për të kaluar në tribunën E, ku ndodheshin miqtë.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë uniformat blu duke qetësuar pas 5 minutash të dy tifozeritë edhe pse “Flota kuqezi” ishte shumë e pakët në numër.
– Ndeshjen e djeshme premierë për këtë sezon të ri në Korçë e kanë ndjekur mbi 3 mijë tifozë, nga të cilët 50 kishin ardhur nga Vlora dhe ishin vendosur në tribunën E, atje ku kishin shpalosur edhe një banderolë ku shkruhej “Flota Kuqezi”.
– Tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” për herë të parë ka zbritur i organizuar në stadium. Rreth 30 minuta përpara startit një grup prej 50 tifozësh të veshur me një uniformë parakaluan përpara stadiumit me brohoritje dhe u vendosën më pas në tribunën C, atje ku nuk munguan as pankartat e zakonshme të tifozërisë korçare.
– Në tribunën qendrore dje nuk ka munguar presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ndërkohë që në krah të tij ka mbërritur pak minuta përpara ndeshjes edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizaj, teksa të dy e kanë ndjekur deri në fund takimin duke i dhënë edhe dorën njëri-tjetrit. Në tribunë kanë qenë edhe shumë personalitete mes tyre zv/presidenti i korçarëve, Arlind Boshku, apo edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Soritaq Filo e shumë të tjerë.
– Klubi “Skënderbeu” dje kishte bërë një organizim perfekt që në start, duke qenë më shumë se i saktë deri në detaje, madje ka qenë shumë mikpritës edhe për gazetarët nga Vlora.
– Enis Gavazaj ishte surpriza e korçarëve dje në formacion, pasi Daja e sakrifikoi edhe pse ishte dëmtuar, ndërkohë që Osmani i dënuar nga Disiplina e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna.
– Sabjen Lilaj shënoi golin më të shpejtë në këtë superligë, duke shënuar që në minutën e 2-të edhe pse nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që ka qenë asistenti prapa porte Olsi Sokoli, që njoftoi kryesorin se ndërhyrja ndaj Ali Soue ishte një penallti e pastër.
– Pas golit të Lilaj nga pika e bardhë, tifozët korçarë e ndezën flakë stadiumin, ndërkohë që për të qetësuar gëzimin e ultrasve gjyqtari Beqiri drejton Shehin te tifozët për t’i qetësuar. Shehi është dashur të ndërhyjë edhe në minutën e 69-të te tifozët edhe këtë herë pas këshillës që i dha gjyqtari Beqiri, pas ofendimeve në kor.
– Në minutën e 20-të Kristi Vangjeli është dashur të ndërrojë edhe këpucët, ndërkohë që stafi ka vrapuar drejt korçarit për t’ia ndërruar sa më parë në mënyrë që të mos humbiste sekonda në fushë.
– Në të 21-ën minutë pas një ndërprerjeje në fushë, ka pasur një acarim mes Radas dhe Useinit, acarim që ka zgjatur gjatë dhe gjyqtari Beqiri i fton që t’i japin dorën njëri-tjetrit. Askush nuk pranon ta bëjë një gjë të tillë dhe më pas të dy ndëshkohen me karton të verdhë.
– Për t’u veçuar është edhe goli i dytë i Skënderbeut i shënuar mbrëmë nga Gjergji Muzaka, mesfushori shënoi vetëm pas 2 minutash e 30 sekondash pasi u fut në fushën e lojës, duke zëvendësuar Donjet Shkodrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online