Problemi i vetëm janë kushtet ekonomike, një pistë e re del për Ergys Kaçen që zhgënjeu te Partizani

Ergys Kaçe erdhi me bujë të madhe te Partizani. Të gjithë e kishim parë mesfushorin në ndeshjet e Kombëtares për mënyrën sesi luante dhe impaktin që kishte në fushë. Por deri tani nuk kemi parë në Superiore ende Kaçen që njohim, përtej emrit të shkruar në fanellë. Duket se lojtari i ka bërë gati valixhet dhe do të iki që në merkaton e janarit.

Në fillim është përfolur për një interesim të madh nga ekipi grek, Apollon Smyrnis. Së fundmi në mediat qipriote është publikuar lajmi se Ergys Kaçe po sheh mundësinë për të luajtur në këtë vend. Por problemi më i madh sipas tyre janë kushtet ekonomike të vendosura nga ana e lojtarit, që gjithsesi kërkon edhe një ekip të mirë në elitën e kampionatit pasi mosha e tij nuk është shumë e madhe për t’u kënaqur me pak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online