Problemi i pazakontë te rivali i Juventusit në Champions League! E ndalon feja, lojarët e Maccabi kanë 25 orë pa ngrënë dhe pa pirë para ndeshjes

0

Ëndrra e çdo futbollisti është të luajë në Champions League dhe për disa, një mundësi e tillë u shfaqet një herë në karrierë dhe kurrë më. Maccabi është ndër klubet që ka arritur të përfitojë jo pak me arritjen në këto nivele të larta të futbollit.

Ajo u gjend në një grup me PSG-në, Benfikën dhe Juventusin dhe duket qartë se kjo skuadër nuk mund të prentendojë më shumë, teksa ka pësuar dy humbje në dy javët e para, ndërsa sot do të luajë me Juventusin.

Para ndeshjes së sotme, kampi i Maccabit është në një problem serioz dhe është e diskutueshme se në çfarë gjendje do të jenë lojtarët. Arsyeja nuk janë lëndimet apo pezullimet, por feja, pasi shumica e lojtarëve në Maccabi janë nga Izraeli dhe për këtë arsye praktikojnë judaizëm.

Sipas rregullave të judaizmit, sot është Yom Kippur. Dita e Shlyerjes është dita më solemne e vitit, teksa në kohëzgjatjen mes 25-26 orëve, lojtarëve i ndalohet ngrënia dhe pirja, një rregull që futbollistët e Maccabi e kanë ndjekur që nga mbrëmja. /Sport Ekspres/

 

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.