Tifozët e Chelsea nuk e dinë se kujt shteti i përket Vllaznia, shumë prej tyre e mendonin si ekip të Kroacisë

Pas arritjeve të Skënderbeut në Europa League, historinë e futbollit shqiptar e kanë shkruar me gërma të arta burrneshat e Shkodrës. Këto të fundit arritën të shkonin deri në fazën e grupeve të Champions League, atje ku futbolli i meshkujve nuk ka gjetur dot ende vend. Në shortin e hedhur së fundmi, Vllaznia gjeti grupin e ferrit dhe njëkohësisht të prestigjit pasi do të luajë kundër PSG, Real Madrid dhe Chelsea. Londinezët kanë zgjedhur që të bëjnë një kuitz me disa pyetje për tifozët.

Pyetja e fundit nga faqa zyrtare e femrave të Chelsea ishte: “Në cili shtet është pjesë Vllaznia?”. 54 përqind e tyre kanë votuar për Shqipërinë, 22 përqind prej tyre për Kroacinë, 13 përqind për Malin e Zi dhe 10 përqind për Zvicrën. Duke marrë parasysh faktin se po kjo faqje zyrtare e Chelsea e kishte prezantuar Vllazninë si ekip të Shqipërisë apo kërkimin në internet ku për vetëm 5 sekonda mund të gjendet përgjigja e saktë, mund të thuhet se tifozët që kanë votuar kishin realisht fare pak dijeni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online