Problemet me fushën, Laçi vendos të “shtegtojë”

Në Laç do të ndërhyjnë për të mbjellë fushën, pasi momentalisht është në gjendje të mjerueshme. Edhe vjet kurbinasit u përballën me një situatë të tillë në fillim të sezonit dhe pas ndërhyrjes gjithçka u kthye në normalitet.

Drejtuesit dëshironin të ndërhynin më parë, por iu këshillua që mbjellja e barit të bëhej në një moment tjetër dhe kjo për shkak të temperaturave të larta. tanimë që janë ulur, pritet që në fundjavë, ose maksimumi të hënën, të hidhet helmi dhe më pas do të mbillet bari.

Kjo do të bëjë që Laçi të mos mund ta përdorë stadiumin për një kohë jo të shkurtër. Kështu, ndeshjet me Teutën dhe Kukësin, të parashikuara për t’u luajtur në fushën e kurbinasve, pritet që të luhen në fushë asnjanëse.

Po ashtu edhe me Skënderbeun rrezikohet të luhet në fushë asnjanëse. Me shumë mundësi, në fund të nëntorit (25) kurbinasit do të kthehen të luajnë në shtëpi dhe kalendari u rezervon si kundërshtar Kastriotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online