Problemet e kaluara me terrenin, në Vlorë “fiksohen” për fushën

Sa mund të ndikojë shiu në një ndeshje futbolli? Jo edhe aq shumë, pavarësisht se densiteti mund të jetë mjaft i lartë. Ky është një sport që luhet në të gjitha kushtet atmosferike (diell, shi, erë e madje edhe dëborë) dhe kjo është një prej veçantive më të mëdha.

Por, në Vlorë kanë mjaftuar rreshjet e orëve të fundit, që të modifikohet miqësorja e programuar me Apoloninë, test i parashikuar për të shfrytëzuar pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare. Klubi kuqezi vendosi që pas shiut të rënë, ndeshja të mos luhet në stadiumin “Flamurtari”, por të spostohet në fushën e ekipit kundërshtar. Kuqezinjtë njoftuan në faqen zyrtare, se takimi i kësaj të shtune, në orën 14:00 është zhvendosur në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Problemet e javëve të kaluara me fushën, kanë bërë që në Vlorë të “fiksohen” për të ruajtur maksimalisht tapetin e ri. Flamurtari nuk mund ti lejojë sërish vetes ta shkatërrojë terrenin, sepse kjo do të kishte impakt negativ për ecurinë e ekipit në kampionat, por do të ishte një shpenzim i panevojshëm për arkat e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online