Pavarësisht se Mauro Icardi ka treguar mjaft performanca të mira me PSG këtë sezon, përsëri nuk ia del të thërritet nga trajneri i Argjentinës, Mario Ledesma. Kampionia e Amerikës së Jugut do të luajë ndeshjet eleminatore të Botërorit 2022 në muajin tetor.
Duket se Ledesma vazhdon t’i besojë Lautaro Martinez në qendrën e sulmit. Mauro Icardi nuk thërritet prej shumë kohësh nga trajnerët e Argjentinës, teksa shumë tifozë mendojnë se problemet janë përtej paraqitjeve në fushë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/