Përpara Kombëtares e pret Reali i Madridit, Keidi Bare nuk trembet nga yjet e “los blancos“: Nuk kemi frikë nga askush

0

Espanjol do të luajë ditën e dielë përballë Realit të Madridit. Përpara grumbullimit me Kombëtaren Keidi Baren e pret një sfidë të cilën nuk do të dëshironte ta humbiste për asnjë arsye. Dy takimet e fundit i ka nisur si titullar në fushë dhe të njëjtën gjë do të përpiqet të bëjë edhe përballë yjeve të Madridit. Pavarësisht emrit të madh që Reali ka, mesfushori shqiptar shprehet se nuk i frikëohen aspak dhe do ta trajtojnë si gjithë ndeshjet e tjera.

“Duhet të luajmë kundër Madridit, duhet t’i bëjmë gjërat mirë, me përulësi dhe ambicie. Për ne, të gjitha ndeshjet janë të njëjta, nuk ka rëndësi kush vjen sepse ajo që duam është të fitojmë. Nuk kemi frikë nga askush. Nuk duhet të jemi të kujdesshëm vetëm me Realin e Madridit, por me të gjithë sepse kjo është arsyeja pse ata luajnë në La Liga.

Në futboll ndonjëherë luan mirë dhe humbet. Më ka mbetur fakti që skuadra i ka qëndruar përballë të gjithë rivalëve, se ne i kemi bërë gjërat mirë dhe se kemi shkuar për të fituar tre pikët. Shpresoj që kundër Madridit të kemi një lojë të mirë dhe të shtojmë tre pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne“, ka thënë Keidi Bare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.