Portieri i Shqipërisë dhe Lacios, Thomas Strakosha, nuk u stërvit me grupin ditën e sotme. Shqiptari ka dhimbje në shpinë dhe nuk do të rrezikojë. Ai pritet të rikthehet në stërvitje me grupin në fillim të javës së ardhme. Shtatlarti është nën vëzhgimin e stafit mjekësor.
Nga krahu tjetër, ekipi i Lacios ka plotësuar dhe 3 portierët. Numri një në portë do të jetë shqiptari, i dytë do të jetë Silvio Proto, ndërsa i tretë do të jetë Marius Adamonis. Portieri i dalë nga akademia e Lacios, por që u rikthye nga huazimi. Ai ishte te skuadra satelite e lacialëve, Salernitano.
Ky i fundit foli në lidhje me rikthimin te Lacio, por vlerësoj Strakoshën dhe Proton. “Jam shumë i lumtur që u bashkova me ekipin e parë. Vuajtja shumë te Salernitana, por tani ndihem më i maturuar. Proto dhe Strakosha? Për mua është e rëndësishme të stërvitem me një portier me shumë eksperiencë si Proto, por në të njëjtën kohë Strakosha është bërë shumë i fortë. Portieri shqiptar është një numër 1 i vërtetë”, – u shpreh ai.