Probleme për Selmanin, Bushi thërret një portier tjetër

I pafat Gentian Selmani, i cili ka ndjerë një shqetësim dhe ka lënë për momentin kombëtaren Shpresa. Kapiteni i Laçit, titullar i padiskutueshëm te kuqezinjtë, është një nga lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi.

Por sërish Selmani nuk do të jetë me Shpresat, sikurse ndodhi edhe në ndeshjet e muajit tetor. Shqipëria luan dy ndeshje miqësore me Maltën dhe për këtë Bushi ka ftuar një tjetër portier.

Do jetë Romeo Harizaj, ai i cili do të jetë në dispozicion të Bushit për dy ndeshjet miqësore. Portieri i Apolonisë, titullar me fierakët në Kategorinë e Parë, i bashkohet Eljon Sotës, shokut të tij të skuadrës. Andrea Hoxha i Vintertur dhe Mario Dajsinani i Skënderbeut janë dy portierët e tjerë që janë pjesë e Shpresave për dy miqësoret me Maltën.

https://www.facebook.com/FutbollKlubApolonia/photos/a.1504312199796719/2279210695640195/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *