Probleme për Mavrajn, humbet ndeshjen e kampionatit

0

Mërgim Mavraj ka humbur ndeshjen e kampionatit që Arisi i Selanikut do të luajë në kampionat kundër Asteras Tripolis. Qendërmbrojtësi i kombëtares debutoi në mesjavë në Kupë dhe u paraqit mirë.

Të gjithë prisnin të ishte gati edhe për ndeshjen e kampionatit, por në momentet e fundit është lënë jashtë dhe jo për shkaqe sportive. Mavraj ka pasur probleme me stomakun dhe nuk është grumbulluar.

Mbrojtësi u transferua tek Arisi këtë verë pas një periudhe jo të mirë te Hamburgu, skuadër që ra për herë të parë nga Bundesliga. Gjithsesi Mavraj muajt e fundit u la jashtë nga stafi teknik dhe u stërvit me ekipin e dytë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.