Probleme pagash te Iliria, largohen 3 titullarë

Iliria ka nisur përgatitjet që më 4 janar, por edhe pse kanë kaluar tre ditë përgatitje, disa nga lojtarët kryesorë nuk kanë dalë ende në stërvitje, edhe pse janë njoftuar nga stafi teknik. Kështu, sulmuesi Anton Lleshi, mesfushori Donald Mëllugja, mesfushori tjetër Kevi Berberi, si edhe mbrojtësi Rudolf Turkaj, nuk janë përgjigjur kërkesës së stafit teknik.

Nga sa mësohet, te skuadra e Ilirisë ka pasur vazhdimisht probleme me rrogat, madje bëhet e ditur se lojtarët kanë marrë vetëm 2 rroga, ndërsa muajt e tjerë nuk janë paguar. Kjo i ka detyruar që ata të mendojnë një zgjedhje tjetër për karrierën e tyre. Nga sa bëhet e ditur, skuadra e Ilirisë, ende nuk ka asnjë lëvizje sa i përket merkatos, pasi më parë do të zgjidhet problemi financiar që vazhdon të ndjekë ekipin e Ilirisë ashtu si edhe një vit më parë.

Në qoftë se situata nuk do të ndryshojë, skuadra e Ilirisë do të rrezikojë seriozisht mbijetesën në Kategorinë e Parë. Iliria këtë sezon bën pjesë në grupin e jugut të Kategorisë së Parë dhe ka konkurrencë të madhe, jo vetëm në pesëshen e parë, por edhe në zonën që do të diskutohet mbijetesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online