Probleme me dokumentet, Kamara lë sërish Luftëtarin

Nuk është me fat futbollisti nga Liberia, Abu Kamara. Pasi u rikthye te Luftëtari, ishte gati të firmoste kontratën, por konstatohen mangësi në dokumentacion e tij dhe kështu nuk është zyrtarizuar marrëveshja. Ai është larguar përsëri nga Gjirokastra për t’u sistemuar më vonë në ekipe të tjera, sepse merkatoja për futbollistët e huaj është e mbyllur. Tani Luftëtari është duke plotësuar listën e federimit me 2 ose 3 ndryshime, por ka mundësi që të gjithë futbollistët e stërvitur deri tani të jenë pjesë e saj. Mundësia më e madhe është që të afrohen të tjerë lojtarë vendës nga ekipet e moshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *