Privatizimi i Vllaznisë/ Njeriu që i ktheu shkodranët në nivelet më të larta, ja kush pritet të fitojë garën

Vllaznia ka kaluar në procesin e privatizimit me dëshirën e shkodranëve që klubi të kthehet në nivelet më të larta të futbollit. Kjo e fundit u arrit në sezonin aktual, por tifozët e kësaj skuadre nuk dëshirojnë luhatjet e sezoneve të fundit që kanë sjellë trishtim në një qytet aq sportdashës sa Shkodra. Së fundmi është “Shkodra Sport” që tregon sesi po vazhdon gara e privatizimit. Alban Xhaferi është pranë blerjes së klubit pasi është i vetmi nga tre subjektet që kanë paraqitur ofertat e tyre që ka pasur dokumentacionin konform ligjit.

Bashkia e Shkodrës i ka dërguar njoftim dy ofertuesëve të tjerë, “Joni 5 shpk” dhe “Almiro Gurakuqi” se kanë problem me dokumentacionin dhe nuk mund të shkojnë në fazën tjetër. Deri tani duket se Alban Xhaferi është i vetmi biznesmen në lojë për të blerë Vllazninë dhe njëkohësisht është personi që i ngriti menjëherë shkodranët që në sezonin e tij të parë pas përfshirjes në klub. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online